Patriot Behrami në mesin e tetë boksierëve më të mirë në Lojërat Europiane NULL NULL 24.06.2019 20:20 24.06.2019 20:20 Boksieri kosovar, Patriot Behrami, ka mposhtur italianin Vincenzo Mangiacapre, në garat e boksit të Lojërave Europiane “Minsk 2019”. Sportisti kosovar ka triumfuar në kategorinë -69 kilogramë, transmeton Klan Kosova. “Ai mposhti medalistin e bronztë në Lojërat Olimpike Londra 2012. Me vendim të gjyqtarëve, Behrami fitoi me rezultat të ngushtë, 3:2. Më këtë fitore, Patrioti hyri në mesin e tetë boksierëve më të mirë në Lojërat Evropiane Minsk 2019”. Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë Kosovo National Olympic Committee në Facebook. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Alves i kthehet vesit të vjetër, feston lirinë me miqtë deri në mëngjes në vilën e tij 18 minuta më parë