15:41, 15 Prill 2019

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë për disa ditë, Patriarku Irinej, pas Prizrenit, vizitoi Shtërpcën, ku u bëri thirrje besimtarëve për unitet.

Atje, Irinej ka porositur serbët se nuk janë harruar dhe se duhet të qëndrojnë në vendin e tyre, , siç tha ai, “në atdheun e tij.”

Ai u prit nga Peshkopi i Rashkës në Prizren – Teodosije.

“Qëndroni këtu, në vendin tuaj, në shtëpinë tuaj, në atdheun tuaj, ne nuk do të heqim dorë nga Kosova dhe Metohia dhe ju të gjithë, dhe fuqitë e ndryshme të kësaj bote mund të flasin atë që duan”, tha Patriarku Irinej,raporton televizioni Hram, transmeton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë