Patatet përmirësojnë nivelin e sheqerit në gjak NULL NULL 16.02.2019 11:00 16.02.2019 11:00 Patatet përmbajnë një lloj të veçantë niseshte të njohur si niseshte rezistente. Hulumtimet thonë se nishestja rezistente është e lidhur me shumë përfitimeve shëndetësore, duke përfshirë zvogëlimin e rezistencës ndaj insulinës, e cila, nga ana tjetër, përmirëson kontrollin e sheqerit në gjak, njofton Klan Kosova. Në një studim të kafshëve, minjtë e ushqyer me këtë nisheste rezistente patën reduktim të insulinës. Kjo do të thotë se trupat e tyre ishin më efikas në largimin e sheqerit të tepërt nga gjaku. Ndërsa në një studim të njerëzve me diabet të tipit 2 që konsumuan niseshte rezistente, atyre iu ndihmoi në pastrimin më të mirë të sheqerit në gjak pas një vakti. Në një studim tjetër, dhjetë vetë u ushqyen 30 gramë niseshte rezistente gjatë një periudhe katër javore. Shkencëtarët zbuluan se ky përbërës redukton insulinën me 33%. Ju mund të rrisni përmbajtjen nishestës rezistente të patatëve. Për ta bërë këtë, ruani patate të ziera në frigorifer brenda natës dhe konsumoni ato të ftohta. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 28/03/2024
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 28/03/2024