Pasuria lidhet më shumë me ADN-në sesa me punën dhe fatin NULL NULL 25.03.2019 11:30 25.03.2019 11:30 Pasuria dhe suksesi mund të jenë më pak të lidhura me punën e vështirë apo fatin dhe më shumë kanë të bëjnë me ADN-në. Një analizë e 286,000 britanikëve tregoi se përbërja gjenetike e atyre që fitojnë mbi 100,000 funte ndryshonte nga ata me të ardhura të ulëta. Studimi vuri në dukje 24 ‘gjene të arta’ që ndikojnë në inteligjencën, sistemin imunitar dhe forcën e muskujve dhe zemrës – dhe kështu mund të bëjë dallimin midis suksesit ekonomik dhe varfërisë. Ky hulumtim ndjek punën në Qendrën për Plakjen Kognitive në Edinburg. Tre të katërtat e gjeneve janë të lidhura me inteligjencën, zbuluan shkencëtarët. Por atributet fizike gjithashtu ndikojnë në shanset për të qenë të pasur dhe disa prej tyre mund të trashëgohen. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Këshilla mjekësore Studim: Injeksionet kontraceptive rrisin në pesëfish rrezikun e tumoreve të trurit 3 orë më parë