Pasuria e deklaruar në APK: Konjufca një banesë në “Kalabri” dhe mbi 6 mijë euro në bankë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pasuria e deklaruar në APK: Konjufca një banesë në “Kalabri” dhe mbi 6 mijë euro në bankë

NULL NULL
05.05.2023 21:40
Konjufca

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë të subjekteve deklaruese për deklarimin e rregullt për vitin 2022.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, te sektori i pasurisë së paluajtshme ka deklaruar një banesë në vlerë prej 60,793 eurosh, një depo në vlerë prej 500 eurosh si dhe një parking me vlerë prej 6,000 eurosh.

Sipas APK-së, te sektori i parave të gatshme, ai ka deklaruar 6,006.49 euro, njofton Klan Kosova.

Në listat e kësaj agjencie, figuron se Konjufca ka marrë kredi prej 55,000 eurosh për ta paguar banesën, prej të cilave duhet t’i paguajë edhe 36,595 euro.

Klikoni KËTU për ta parë listën e plotë.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

klankosova.tv