21:41, 1 Shkurt 2019

Timoni mund të jetë edhe më i papastër, se sa ulësja e guaskës së tualetit

Shpesh ka mundur t’ju ndodhë, që të hyni në makinën e dikujt dhe të jeni të pakënaqur me nivelin e pastërtisë, transmeton Telegrafi. Apo edhe ju vet e bëni të njëjtën, duke mos e pastruar sa duhet enterierin.

Shumë pronarë të veturave, kujdesen t’i pastrojnë përjashta, por jo të bëjnë pastrimet e domosdoshme edhe në brendësi. CarRentals.com ka bërë një hulumtim me 1,000 shoferë, për të zbuluar se sa shpesh i pastrojnë veturat.

Shifrat alarmuese tregojnë se 31 për qind e pastrojnë makinën vetëm një herë në vit, teksa 12 për qind e tyre nuk e kanë pastruar asnjëherë. Arsyeja pse duhet të pastrohet vetura, është më e rëndësishme se që mund të mendoni.

Ne enterier jetojnë më se 700 baktere, që nënkupton se nëse hani ushqim mund t’i ekspozoheni një numri shumë të madh rreziqesh. Po që se ushqimi zbrazet dhe i ekspozohet diellit, gjithçka shumëfishohet dhe rreziku nga sëmundjet është edhe më i madh.

Nëse llogaritet numri i baktereve për centimetër katror, krahasuar me objekte tjera që zhyten shumë shpesh, rezultat del të jetë shumë i tmerrshëm. Timoni i një makine të zakonshme, ka 629 CFU, apo koloni baktersh për centimetër katrorë, që është niveli më i lartë i papastërtisë në veturë.

Kjo është gjashtë herë më e papastër se sipërfaqja e telefonave të zgjuar, katër herë më e papastër se ulësja e guaskës së tualetit dhe dy herë më e papastër se butonat e ashensorit. Megjithëse pastrohet shpesh, timoni zhytet sërish kur prekni gjëra tjera.

Nëpër pompat e zakonshme të benzinës, gjenden 11,815 herë më shumë papastërti se mbi ulësen e guaskës së tualetit, që nënkupton se sa herë ndaloni për benzinë, mund të sillni edhe shumë ndotje mbi timon. Të dhënat janë marrë nga pronarët për veturat e tyre, teksa në veturat që ndahen me të tjerë dhe ato që merren me qira, shifra e ndotjes janë edhe më të mëdha.

Që të jeni të sigurt në aspektin e pastërtisë, duhet të kryeni larjen e domosdoshme, fshirjen me fshesë elektrike të tapicerive dhe karrigeve. Mbani në mend se edhe çelësat janë shumë të papastra, andaj duhet t’i lani sa më shpesh që mundeni.

Konkurs Pune

Lexo më shumë