Pastroni veshët me vaj ulliri NULL NULL 31.05.2015 10:46 31.05.2015 10:46 Do ju tregojmë se si mund ti pastroni veshët, largoni dyllin nga veshi me vaj ulliri (apo vaj bajamesh). Kjo procedure është natyrale, efektive dhe shumë e lirë e përveç tjerash mund të përdorësh çfarëdo vaji ulliri që ke në shtëpi apo gjen në dyqan – me fjalë tjera nuk ka pse të jetë vaj ulliri virgjin i llojit më të mirë. Para se të fillosh këtë procedure vendos pika hedhësin (të mbushur me vaj ulliri) në temperaturë dhome që të shmangësh dëmet e vajit të ngrohtë/ftohtë. Së pari lako kokën anash dhe tërhiq veshin sipër që të drejtosh kanalin e veshit. Përdor pika hedhësin që të hedhës ca pika me vaj ulliri në vesh. Pastaj mbaj kokën në të njëjtën pozitë për[wp-like-locker] 4 apo 5 minuta gjersa i bënë masazh (ngjesh) vendin përreth veshit e kjo bëhet për të çliruar muskujt dhe dyllin në vesh. Pas 5 minutave mund ta kthesh kokën në tjetrën anë dhe me një leckë nxjerr e fshij gjithçka që del nga veshi. Përsërit të njëjtën procedure në veshin tjetër po pate nevojë. Duhet ta përsëritësh këtë procedure 4 herë në ditë gjersa i gjithë dylli të ketë dal nga veshi. Nëse problemi nuk largohet për më gjatë se një javë atëherë ju duhet të vizitoni mjekun për të larguar dyllin nga veshi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Këshilla mjekësore Suplementet e xhenxhefilit mund të jenë të dobishme në trajtimin e mungesës së imunitetit 8 orë më parë