Pastrohet deponia e mbeturinave në oborrin e Xhamisë së Çarshisë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pastrohet deponia e mbeturinave në oborrin e Xhamisë së Çarshisë

NULL NULL
01/03/2017

Dhjetëra vullnetarë të Lëvizjes Mjedisore “Let’s Do It Kosova” së bashku me punëtorët e Muzeut të Kosovës, mbrëmë në orët e vona të natës kanë pastruar deponinë e mbeturinave që gjendet në oborrin e Xhamisë së Çarshisë, afër Muzeut.

Kjo deponi, mbrëmë është pastruar për të katërtën herë me radhë, meqë vetëm gjatë vitit të kaluar në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” është pastruar tri herë nga vullnetarë të LDIK dhe punëtorë të Muzeut të Kosovës.

Koordinatori i “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasanaj, ka thënë se kjo hapësirë është ndotur sërish nga qytetarë të papërgjegjshëm, të cilët hudhin mbeturina vend e pavend.

Po ashtu, një pjesë të përgjegjësisë për këtë, sipas Hasanajt e mbajnë institucionet, të cilat nuk po e kryjnë detyrën e tyre, për t’i gjobitur ndotësit e ambientit, transmeton Klan Kosova.

Hasanaj u ka bërë apel të gjithëve që të rrisin kujdesin ndaj mjedisit, meqë ne po synojmë Evropën, por kjo nuk bëhet vetëm me trajtimin e problemeve politike.

Aksionet e radhës do të organizohen në Shtërpcë dhe në fshatin Plemetin të Komunës së Obiliqit, për çka edhe do t’ju njoftojmë me kohë.

unnamed-1 222