"Pastrimi" ndërpret grevën, Makolli: U bë për hir të qytetarëve - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Pastrimi” ndërpret grevën, Makolli: U bë për hir të qytetarëve

NULL NULL
14.03.2023 23:50

Kompania regjionale “Pastrimi”, ka bërë të ditur që punëtorët e saj i janë rikthyer punës dhe kanë filluar grumbullimin e mbeturinave, duke e pezulluar përkohësisht grevën.

Labinot Makolli, nënkryetar i sindikatës së punëtorëve KRM “Pastrimi”, në një intervistë në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë që sonte kanë vendosur që t’i kthehen punës “për hir të qytetarëve”.

“Ne, në koordinim me përfaqësues të sindikatës kemi vendosur që të pastrojmë qytetin në ndërrimin e natës dhe të vazhdojmë më ndërrimin e mëngjesit që fillon nesër prej orës 07:00”, ka thënë ai.

Makolli ka thënë që nesër do të takohen me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, ku tutje thotë që presin që nga aty të dalin me një marrëveshje për zbatimin e kërkesave të tyre.

“Ende nuk kanë marrëveshje me komunën, por kanë vendosur që ndërrimi i natës të kthehen në punë për hir të qytetarëve, por nesër kërkojnë një zgjidhje”, ka thënë ai.