“Pastrimi” me pagat më të ulëta nga ndërmarrjet publike të kryeqytetit (VIDEO) NULL NULL nga Arbëresha Fazliu 14.03.2023 20:09 nga Arbëresha Fazliu 14.03.2023 20:09 Për punën që bëjnë, stafi me të cilin identifikohet kompania “Pastrimi”, zbrazjen e kontejnerëve të mbeturinave, paguhet 330 euro në muaj. Shoferët e kamionëve që bartin dhe durojnë erën e bërllokut, i marrin veç 15 më shumë, raporton Klan Kosova. Homologët e tyre që bëjnë punë me komode te “Trafiku-t Urban” paguhen më shumë, pasi arkëtojnë nga 500 euro për 30 ditë. Kondukteri i ka 450 e mekaniku 430. Pak a shumë si këta, por goxha më mirë se punëtorët ikonikë të Pastrimit, i kanë punët kontrollerët e terrenit të “Prishtina Parkingut”. Këta i marrin nga 445 euro. Përafërsisht aq të hyra mujore i kanë edhe punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore. Paga më e vogël këtu, e higjienistëve, është 415 euro bruto. Më të lartën e ka kryeshefi me hiq më pak se 1 mijë e 842 euro. Këta kanë edhe benefite tjera – u paguhet shujta ditore 5 euro, pushimi vjetor dhe gëzojnë sigurim shëndetësor. Pastruesit marrin pagën më të ulët edhe te “Stacioni i Autobusëve”, gjithsejtë 427 euro, me plus 5 për qind shtesë sipas përvojës së punës. Edhe këta marrin për shujtë, por vetëm 3 euro. Biletëshitësit kanë rrogë prej 615 euro, ndërsa kryeshefi shkon deri në 1 mijë e 250 euro. E më e ulëta pagë në ndërmarrjen tjetër publike të komunës së Prishtinës, “Sport Marketing” është 350 euro, ndërsa më e larta e kryeshefit, 850 euro. Duke qenë se nuk hipin as në 350, i bie që punëtorët e Pastrimit kanë pagat më të vogla nga kolegët e tyre në ndërmarrjet publike të kryeqytetit. Ata u futën në protestë, të hënën, duke kërkuar një rritje prej të paktën 70 eurove. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani takon Maqedoncin dhe Jasharin, diskutuan veprimet armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës 30/09/2023