Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pasta me tre përbërës për dhëmbë që shkëlqejnë

NULL NULL
16.10.2019 22:00

Përgatitja e kësaj paste zbardhuese me bazë menten është shumë e thjeshtë. Ju duhen vetëm tre përbërës të cilët mund t’i keni në shtëpi.

Kjo pastë është jotoksike dhe shumë e sigurt në efektin e zbardhjes së dhëmbëve.

Çfarë ju duhet?

– Gjysmë gote vaj kokosi në temperaturën e dhomës (jo i shkrirë)

– Katër lugë gjelle sodë buke

– 15 pika vaj esencial menteje

Si ta përgatisni?

Hidheni vajin e kokosit në një enë. Ai duhet të jetë në temperaturën e ambientit dhe jo shumë i ngurtë pasi do të jetë e vështirë të përzihet me përbërësit e tjerë. Kurse nëse është i shkrirë, mund të mos ngurtësohet për të krijuar një pastë.

Shtoni katër lugë gjelle sodë buke. Më pas, shtoni edhe 15 pika vaj esencial menteje.

Kur masa të bëhet homogjene, vendoseni pastën në një kavanoz ose enë me mbyllje hermetike.

Si ta përdorni këtë pastë?

Përdorni një gjysmë lugë çaji nga pasta për pastrimin e dhëmbëve. Përdoreni dy herë në ditë dhe fërkojini dhëmbët për të paktën dy minuta.

Kjo pastë jo vetëm ndihmon në zbardhimin dhe shkëlqimin e dhëmbëve, por ndihmon edhe parandalimin e kavitetit dhe gurëzëve nëse përdoret dy herë në ditë./ Living.al

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.