Pasojat e sulmeve hakmarrëse me raketa të Iranit në Tel Aviv (FOTO) NULL NULL 14.06.2025 07:21 14.06.2025 07:21 Forcat iraniane lëshuan disa valë raketash drejt Izraelit gjatë natës. Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit thanë se shënjestruan qendrat ushtarake dhe bazat ajrore izraelite, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv Ushtria izraelite pretendoi se ka ndërhyrë në disa nga valët e fundit të raketave iraniane, por ka raportime për njerëz të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave. Derisa, sulmet hakmarrëse të Iranit kanë vrarë të paktën dy persona, thanë autoritetet izraelite. Një person u vra dhe më shumë se 20 u plagosën pasi një raketë iraniane goditi pranë shtëpive në Rishon Lezion, pak në jug të Tel Avivit. Ekipet izraelite të shpëtimit në vendin ku një raketë balistike iraniane goditi disa ndërtesa banimi Kurse, në Iran, të paktën 78 persona u vranë në sulmet izraelite, përfshirë zyrtarë të lartë ushtarakë, tha të premten i dërguari i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani. Më shumë se 320 persona u plagosën, shumica prej tyre civilë. / Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme CNN: I dyshuari për të shtënat me armë në Minesota identifikohet si Vance Boelter 3 minuta më parë
Lajme 'Edhe në këtë orë, Forcat Ajrore vazhdojnë të sulmojnë Iranin' - thotë ushtria izraelite 29 minuta më parë