Pasaporta e Maqedonisë së Veriut e 47-ta në botë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pasaporta e Maqedonisë së Veriut e 47-ta në botë

NULL NULL
08/01/2020

Maqedonia e Veriut renditet në vendin 47-të, për nga fuqia e pasaportës, pasi qytetarët mund të udhëtojnë pa viza në 123 vende.

Kosova është në vendin e 99-të në botë, ndërsa qytetarët e saj mund të lëvizin pa viza në vetëm 40 vende.

Ky është rezultati i një hulumtimi të kompanisë “Henley Passport Index”, që flet për fuqinë e pasaportave të shteteve të botës, bazuar në ‘lirinë e lëvizjes së bartësit të një pasaporte në shtete të ndryshme, pa pasur nevojë për vizë’.

Pas Kosovës, renditen Sudani, Koreja e Veriut, Nepali, Libia etj.

Nga vendet e tjera të rajonit, Serbia është në vendin e 39-të, Mali i Zi i 46-ti, Bosnjë-Hercegovina renditet 52-ta dhe Shqipëria në pozitën e 54-të.

Në vendin e 107-të, dhe të fundit në listë renditet Afganistani, raporton Alsat-M përcjellë Klan Kosova.

Qytetarët e këtij vendi mund të udhëtojnë pa viza në vetëm në 26 vende.

Pasaportat më të fuqishme në botë, sipas kësaj organizate, janë të Japonisë dhe Singaporit.

Rezultatet e këtij hulumtimi janë bazuar në të dhënat ekskluzive nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror.