18:00, 17 Shkurt 2020

Dy aeroplanët që transportonin qindra qytetarë amerikanë nga një anije lundrimi e cila u godit nga koronavirusi në Japoni, kanë arritur në SHBA.

Një aeroplan u ul në një bazë të Forcave Ajrore të SHBA-ve në Kaliforni dhe tjetri në Teksas.

Pasagjerët do të vendosen në karantinë në objektet ushtarake për 14 ditë.

Në anijen “Diamond Princess” ndodheshin rreth 3,700 pasagjerë dhe ekuipazhi, ndërsa 400 prej tyre janë amerikanë.

Ndërkohë, Kina ka raportuar 2,051 raste të reja të Koronavirusit në 24 orët e fundit.

Nga rastet e reja, 94% ishin nga krahina Hubei, epiqendra e shpërthimit.

Deri më tani janë regjistruar  1,771 vdekje.

Konkurs Pune

Lexo më shumë