Pas vizitës në Kosovë, FMN pret arritjen e marrëveshjes NULL NULL 28.03.2023 21:59 28.03.2023 21:59 Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka qëndruar në Kosovës nga data 8 deri më 24 mars. Delegacioni i kryesuar nga Gabriel Di Bella ka zhvilluar bisedime për arritjen e një marrëveshjeje financiare për të zbutur rreziqet negative që kanë ardhur nga çmimet e paqëndrueshme të ushqimit dhe energjisë. Tani nga ky fond kanë lëshuar një qëndrim në të cilin theksohet se diskutimet do të vazhdojnë në javët e ardhshme drejt arritjes së marrëveshjes në nivel stafi për shqyrtim nga Bordi Ekzekutiv i FMN-së, përcjell KlanKosova.tv. “Ekipi është mirënjohës ndaj autoriteteve për diskutime të hapura dhe konstruktive. Dialogu ynë me autoritetet kosovare do të vazhdojë gjatë javëve në vijim me synim arritjen e marrëveshjes”, thuhet në qëndrim. MN-së. Ky fond mbështet përpjekjet e Kosovës mbi prodhimin e energjisë së gjelbër. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Ekonomi BE-ja kritikon Poloninë dhe Hungarinë për pezullimin e importeve të drithit nga Ukraina 18/04/2023