Pas vizitës dy ditore, ish-presidenti Hashim Thaçi niset për në Hagë NULL NULL 22.03.2025 12:39 22.03.2025 12:39 Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili qëndroi për dy ditë vizitë në Kosovë, është nisur për në Hagë. Thaçi është nisur për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku do ta ketë fluturimin në orën 13:00. Gjatë vizitës në Kosovë, përveç tre vëllezërve të tij, me Thaçin është takuar gruaja e tij, Lumnija dhe nëna e tij, Hyra. Gjykata Speciale lejoi vizitën e Thaçit pesë ditë pas vdekjes së babait të tij. Thaçi arriti të premten në Kosovë, ku edhe vizitoi varrin e babait të tij dhe kishte vendosur një kurorë me lule, ku shkroi se së shpejti dorë më dorë do t’i falënderojë të gjithë qytetarët që shkuan para tij te varri. Ish-presidenti i Kosovës vazhdon të mbahet në paraburgim që nga viti 2020. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Gjykimi Special Më 14 korrik, vendimi i madh për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin (VIDEO) 07/06/2025