Pas Vedat Muriqit pritet të mungojë edhe Herolind Shala NULL NULL 13.11.2019 23:16 13.11.2019 23:16 Pas lëndimit të Muriqit, Kosova e ka marrë edhe një goditje tjetër para ndeshjes së nesërme kualifikuese për Euro 2020 kundër Republikës së Çekisë, pasi e ka humbur Herolind Shalën shkaku i lëndimit. Mesfushori Shala ishte në dyshim edhe pasi u grumbullua nga Kosova të hënën. Kosovës i duhet fitorja patjetër ndaj çekëve për ta realizuar kualifikimin e ëndërruar në ndeshjen e fundit në Grupit A kualifikues kundë Anglisë, të dielën në Prishtinë. Shala i bashkohet një liste me disa mungesa të rëndësishme te Kosova, sulmuesit kryesor Vedat Muriqit, i cili e lëndoi nyjën e këmbës në fundjavë në një ndeshje me ekipin e tij Fenerbahçe, si dhe Arbër Zenelit dhe Hekuran Kryeziut të cilët mungojnë tash e plot muaj. “E kemi një problem me Shalën, ta shohim nëse do të jetë gati, do ta shohim situatën. Ai dëshiron të luajë dhe të shohim”, ka thënë Challandes. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.