Pas urdhër-arrestit ndaj Putinit, Rusia hap hetim penal ndaj Gjykatës së Hagës NULL NULL 20.03.2023 13:26 20.03.2023 13:26 Vladimir Putin Rusia ka hapur një çështje penale kundër prokurorit dhe gjyqtarëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC), të cilët lëshuan një urdhër-arresti për Vladimir Putin, tha komiteti i saj hetues. Organi, i cili është përgjegjës për hetimin e krimeve të rënda, tha se nuk kishte bazë për përgjegjësi penale nga ana e presidentit rus dhe argumentoi se krerët e shteteve kanë imunitet nga juridiksioni i vendeve të tjera. Aty thuhej se veprimet e prokurorit të ICC-së treguan shenja të kryerjes së krimeve ruse, të tilla si akuzimi i vetëdijshëm i një personi të pafajshëm për një krim. Veprimi rus është një gjest simbolik kundërshtimi në përgjigje të urdhrit të lëshuar kundër Putinit. ICC javën e kaluar e akuzoi Putinin për rrëmbimin e fëmijëve nga Ukraina, shkruan Skynews, përcjell Klankosova.tv Në një deklaratë, gjykata pretendon se presidenti rus është “përgjegjës për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të popullsisë (fëmijëve) dhe atë të transferimit të paligjshëm të popullsisë (fëmijëve) nga zonat e okupuara të Ukrainës në Federatën Ruse”. Kremlini e ka quajtur këtë veprim të egër dhe ligjërisht të pavlefshëm, pasi Rusia nuk është nënshkruese e traktatit që krijoi ICC. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sekretari i Thesarit amerikan, Muskut: Fokusohu te kompanitë e tua, jo në politikë 30 minuta më parë
Kosova Ramadani: Kërcënimi me bombë dhe shpërthimi në Ibër-Lepenc të zbardhen me shpejtësi 41 minuta më parë