Pas tre vjetësh martese, Kardi B kërkon divorc nga Offset NULL NULL 16.09.2020 10:38 16.09.2020 10:38 Cardi B dhe Offset janë ndarë. Këngëtarja 27-vjeçare ka bërë kërkesë për divorc nga ylli i Migos. “Duket se Cardi B aplikoi për divorc nga Offset në Fulton Conty në orët e hershme të ditës së djeshme. Seanca dëgjimore është caktuar për 4 nëntor 2020. Të dyve i uroj më të mirën”, shkroi avokatja Adrienne Lawrence në Twitter, së bashku me një imazh të dosjes së pretenduar. Ditë më parë, Cardi postoi një citim në dukje me prapavijë në një story të Instagramit të saj: “Zemra më në fund i tha që të ndalojë së harxhuari kot kohën e saj”, së bashku me mbishkrimin “Është koha 😉 ”. Dyshja fillimisht u fejuan në vitin 2017, gjatë së cilit vit edhe ishin martuar në mënyrë sekrete. Ata po ashtu ishin ndarë pas një viti martese pas akuzave për pabesi të Offset-it, për t’u ribashkuar më vonë. Çifti e kanë një fëmijë së bashku, vajzën dyvjeçare me emrin Kulture. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.