Pas transplantimit të zemrës, testohet në Alabama transplanti i veshkave nga derri te njeriu NULL NULL 21.01.2022 10:48 21.01.2022 10:48 Studiuesit gjatë ditës së djeshme raportuan një varg eksperimentesh në kërkimin për të shpëtuar jetë njerëzore me organe nga derrat e modifikuar gjenetikisht. Këtë herë, kirurgët në Alabama, SHBA, transplantuan veshkat e një derri tek një njeri me vdekje klinike, një provë hap pas hapi për një operacion që ata shpresojnë ta provojnë te pacientët e gjallë ndoshta më vonë këtë vit. Jim Parsons, të cilit iu transplantuan veshkat, kishte pësuar një aksident duke i shkaktuar dëme të mëdha në tru. Pas transplantimit, studiuesit konfirmuan se veshkat funksionojnë normalisht dhe ishin në gjendje të filtronin gjakun dhe të prodhonin urinë, shkruan Aassociated Press, transmeton Klankosova.tv. “Mungesa e organeve është krizë e pazbutur dhe ne kurrë nuk kemi pasur një zgjidhje të vërtetë për të”, deklaroi Jayme Locke nga Universiteti i Alabama në Birmingham, i cili udhëhoqi studimin më të ri dhe synon të fillojë një provë klinike të derrit për transplantet e veshkave. Eksperimente të ngjashme janë bërë kryefjalë në muajt e fundit, ndërsa kërkimet mbi transplantet nga kafsha te njeriu po rriten. Ndryshe, rreth dy javë më parë, David Bennett një burrë 57 vjeçar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bë personi të cilit iu vendos zemra e derrit, procesi i cili zgjati shtatë orë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete 'Venusi i Kolobrzegut' - figurina 6 mijë vjeçare e zbuluar në Pomerania i emocionon shkencëtarët 29/06/2025
Kuriozitete Pse disa mace bëhen shoqëruese llafazane, ndërsa të tjerat duken më të rezervuara? 29/06/2025