Pas sulmeve ndaj Iranit, Izraeli u bën thirrje qytetarëve të strehohen në mënyrën më të mirë NULL NULL 13.06.2025 05:26 13.06.2025 05:26 Pasi sulmoi Iranin, Irzareli u ka bërë thirrje qytetarët e tij që të streohehen në “mënyrën më të mirë të mundshme”. Kjo thirrje nga shteti izraelit vjen në pritje të një kundërpërgjigjeje nga Irani, pas sulmeve të kryera në orët e para të së premtes. “Është thelbësore që të strehoheni në mënyrën më të sigurt të mundshme, qoftë në shtëpitë tuaja apo në hapësira publike – preferohet një dhomë e sigurt apo hapësirë e mbrojtur e miratuar nga Komanda e Forcave të Brendshme”. “Nëse nuk ka hapësira të mbrojtura pranë jush, duhet të futeni në shkallë ose në një bodrum”, thuhet në thirrjen e shtetit izraelit drejtuar qytetarëve, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Izraeli ka sulmuar Iranin, duke shënjestruar programin bërthamor dhe drejtues të lartë ushtarakë, në një operacion që, sipas kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, do të zgjasë për shumë ditë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Vujoviqi do të largohet me forcë nga Kosova 1 orë më parë