Pas shqiptimit të gjobës kanosi zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari në Bardhosh NULL NULL 21.06.2025 08:59 21.06.2025 08:59 Një burrë është arrestuar në fshatin Bardhosh të Prishtinës. Kjo pasi sipas policisë, i dyshuari pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje ka ofenduar dhe kanosur zyrtarët policorë, transmeton Klankosova.tv. Rasti raportohet të ketë ndodhur më 19 qershor rreth orës 21:39. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje, ka ofenduar dhe kanosur zyrtarët policorë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 11 minuta më parë
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 2 orë më parë