Pas Shkupit, Kumanova me më shumë të infektuar nga koronavirusi NULL NULL 01.04.2020 19:27 01.04.2020 19:27 Ndonëse Kumanova është qyteti i dytë pas Shkupit me më shumë të infektuar, qytetarët edhe përkundër borës dhe rekomandimeve të autoriteteve të qëndrojnë në shtëpi, ata kishin dalë jashtë. Qytetarët që i pyetëm pse kanë dalë nga shtëpia kishin arsyetim, thonë se patjetër të kryhen detyrimet e domosdoshme, shkruan alsat-m, transmeton Klan Kosova Në Kumanovë sot ka 8 raste të reja të infektuar me Korona virus. Gjithsej të infektuar janë 54 persona, ndërsa dy kanë vdekur. Kryetari Maksim Dimitrievski nuk heq dorë nga ideja në qytet të shpallet gjendje krize, që do të thotë, kontrollim i hyrjes dhe daljes nga qyteti. Në këtë moment Kumanova me resurset e veta lufton me këtë situatë. Por ato resurse harxhohen dhe buxheti jonë është i kufizuar. Nuk kemi shumë hapësirë të madhe buxhetore të intervenojmë – u shpreh Maksim Dimitrievski, kryetar i Kumanovës. Dimitrievski apelon në qytet të hapen pika për testim dhe në mënyrë intensive të merren mostra nga qytetarët që ankohen dhe që kanë simptoma të virusit korona. Kryetari i komunës kërkoi nga Ministria e punës dhe politikës sociale t’i ndihmojë familjet në nevojë dhe të varfrit. Për momentin Qendra e punëve sociale është përjashtuar nga gjitha aktivitetet. Komuna deri në këtë moment nuk ka marrë asnjë resurs nga ana e organeve shtetërore, përveç bashkëpunimit shumë të mirë me Armatën dhe Policinë – tha Maksim Dimitrievski, kryetarë i Kumanovës. Tregu në Kumanovë është mbyllur. Tezgat janë të zbrazura, përveç ndonjë shitësi i cili në vend të improvizuar shet në rrugën kryesore. Në hyrje nga Shkupi është vendosur pajisje që i dezinfekton automjetet që hyjnë në qytet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.