Pas shkarkimit të Lineker, BBC vazhdon emisionin "Match of the Day" - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pas shkarkimit të Lineker, BBC vazhdon emisionin “Match of the Day”

NULL NULL
11.03.2023 08:26
Gary Lineker

BBC ka larguar puna Gary Lineker, ish-kapitenin e Anglisë nga drejtimi i rubrikës sportive, “Match of the Day” programi më i ndjekur sportiv në Angli.

Ky veprim nga ana e BBC-së ishte shkak i një postimi të Lineker në Twitter, i cili akuzoi politikën e re kundër emigrantëve duke e krahasuar me kohën e Gjermanisë Naziste, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.

Drejtuesit e BBC-së besojnë se ish-kapiteni i Anglisë ka shkelur udhëzimet e paanësisë me kritikat e tij ndaj politikave të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për azilin.

Ndërkohë, në mbrojte moderatorit i erdhën ish-legjenda e Arsenalit, Ian Wright dhe ish-legjenda e Newcastle, Alan Shearer të cilët nuk do jenë më pjesë e emisionit si analistë duke e “braktisur” BBC-në.

Megjithatë, emisioni “Match of the Day” do të transmetohet pa ta të shtunën pasdite.

 “Nuk ka asnjë fluks të madh refugjatësh. Ne pranojmë shumë më pak refugjatë se vendet e tjera të mëdha evropiane. Kjo është një politikë tepër brutale e qeverisë britanike kundër njerëzve, që nuk ndryshon nga ajo e përdorur nga Gjermania në vitet 30’ta″, shkroi në Twitter moderatori duke denoncuar projektligjin./Klankosova.tv/

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.