11:18, 7 Korrik 2020

Basri Sejdiu ka treguar hapat e mëtejmë që do ndërmarrë pas vendimit të bordit të SHSKUK-së, ku një ditë më parë e shkarkuan nga pozita e drejtorit.

Sejdiu ka thënë se vendimin e djeshëm e sheh politik, dhe për këtë arsye ai ka paralajmëruar padi ndaj atyre që e kanë etikuar në të gjeturat e auditorit, njofton Klan Kosova.

”Së pari për të folur për rezultate duhet të flas pikërisht për këtë vendim të bordit. Ai është vendim politik. Arsyetimet e dhëna asnjëra nuk është e bazuar. Asnjëra pikë nuk lidhet me menaxhimin tim”.

”Nuk do të ndërmerrsha asgjë përveçse nëse do tmë kërkohej që unë të heqja dorë do të jepja përgjegjësi. Pozitën që nga fillimi me punë 24 orëshe e kam marrë për hir që të jap kontribut për pacientët dhe qytetarët e Kosovës”.

”Nuk është e ndershme nga bordi që të etiketojë njerëz që kanë punuar në maksimum. Është obligim që nderin që e kam arritur me punë të ndershme nuk ka të drejtë askush ta njollos”.

”Shkarkimi nuk nënkupton dëmtim të personalitetit por mënyra e shkarkimit. Do të bëjë ankesë në Inspektoratin e Punës, në gjyqësi, njerëzit që etiketojnë të tjerët do t’i padis sepse nuk ka të drejtë askush të etikojë pa bazë”.

”Nga dita e parë e kam gjetur katrahur, që nga hymja e QKUK-së e në spitale. Maksimalisht kemi punuar, dhe si rezultat kemi ambulancat e digjitalizuara”.

”Raporti është krejtësisht joprofesional”.

”Vërehet dallimi, ambulancat kanë qenë në bodrume. Shërbimet kryheshin privat. Por bashkë që dy vjet, kemi punuar maksimalisht, janë shpëtuar miliona buxhet, të gjithë trajtohen në spitale”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë