Pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19, Agim Veliu me apel për stafin e MPB-së NULL NULL 10.07.2020 16:28 10.07.2020 16:28 Pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19 në Kosovë, ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, ka kërkuar nga stafi i ministrisë që drejton që të punojnë̈ të gjithë̈ së bashku për tejkalimin e kësaj situate të rrezikshme për familjet dhe rrethin. Ai ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i MPB-së, Lulzim Ejupi, por edhe nga stafi i kabinetit të tij që ta njoftojnë në baza ditore për gjendjen/statusin shëndetësor të zyrtarëve në këtë ministri, njofton Klan Kosova. “Më vetëdije të plotë se ky virus mund të prekë secilin/en nga ju dhe me qëllim të mobilizimit tonë të përbashkët e të koordinuar për parandalimin dhe kontrollimin sa më të mirë dhe sa më efikas të situatës aktuale, por edhe për zhvillimet në ditët në vijim, kam kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i MPB-së, zt. Lulzim Ejupi, por edhe nga stafi i kabinetit tim, të më njoftojnë në baza ditore për gjendjen/statusin shëndetësor të zyrtarëve në Ministrinë tonë”. “Ky angazhim nuk ka vetëm qëllim informimi, por objektivi primar është që të arrijmë të menaxhojmë dhe të tentojmë të kontrollojmë sa më mirë një situatë të rrezikshme për shëndetin e zyrtarëve tonë, familjeve dhe rrethit në përgjithësi”. “Apeloi dhe kërkoi nga secili/a nga ju ti përgjigjeni kësaj thirrjeje nga ana ime, kërkesave nga zyra e Sekretarit të Përgjithshëm dhe nga kabineti im, por edhe rregullave dhe kufizimeve si nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës ashtu edhe rekomandimeve të IKShPK”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.