Pas rrëzimit të Qeverisë, Kurti shkarkon Hotin

Pas rrëzimit të Qeverisë, Kurti shkarkon Hotin

6 muaj më parë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga posti i zëvendëskryeministrit të parë në detyrë, Avdullah Hoti.

Ky vendim nga Kurti është bërë sonte pas miratimit të mocionit të mosbesimit, që e rrëzoi Qeverinë e tij.

“Z. Avdullah Hoti, lirohet nga posti i Zëvendëskryeministrit të Parë në detyrë”, shkruhet në komunikatën për media.