Pas pushimit, Ballkani synon këndelljen - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pas pushimit, Ballkani synon këndelljen

NULL NULL
nga Emanuell Syla 21.03.2023 18:10

Ka vite që Ballkani nuk ka pasur krizë rezultatesh, si kjo e ndeshjeve të fundit. Për shkak të këtij presioni, trajneri që nuk fliste asnjëherë për gjyqtarët, e bëri megjithatë kur u eliminua nga Prishtina në kuadër të Kupës.

Ballkani është futur në seri të keqe ku nuk ka fituar qe gjashtë ndeshje, prej tyre ka barazuar katër herë dhe ka humbur dy herë. E siç duket, pushimi për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, mund ta ndryshoj ecurinë e ekipit kampion në Superligë.

Tash Ballkani luftën e ka vetëm në Superligë, ku aktualisht është në vendin e dytë me 51 pikë nga 26 ndeshje. Mbi të është Drita me një pikë më shumë. Më 1 prill, Ballkani në ndeshjen e radhës e pret Gjilanin.