8:51, 10 Tetor 2019

Ish-portieri çek, Petr Cech, ka vendosur që ta provojë fatin në një sport të ri.

Vetëm disa muaj pasi u pensionua, ai nuk synon më të kthehet në fushën e futbollit, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Kjo për shkak se 37 vjeçari ka nënshkruar kontratë me ekipin e hokejit, Guildford Phoenix.

Ai pritet ta bëjë paraqitjen e tij të parë të premten (11.10.2019).

“Jam i lumtur që më është dhënë mundësia të luaj për Phoenix”, ka thënë Cech.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë