Pas njoftimit për kufizimin e kohëzgjatjes së vizave për studentë kosovarë, SHBA del me sqarim shtesë NULL NULL 24.09.2020 21:38 24.09.2020 21:38 Këshilltari politik në Këshillin Amerikan për Emigracion, Aaron Reichlin-Melnick, ka folur rreth vizave të studentëve në SHBA. Ai me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se studentët nga disa shtete të botës do ta kenë të limituar vetëm deri në dy vjet marrjen e vizave për në SHBA. “Në propozimin e ri të Departamentit të Sigurisë së Brendshme, nëse keni lindur apo jeni qytetar i njërit prej këtyre vendeve në këtë hartë, nuk do të mund të merrni vizë katër vjeçare në SHBA, ndërsa viza e studentëve limitohet maksimumi deri në dy vjet”. Under DHS's new proposed rule, if you were born in, or are a citizen of, one of the countries on this map, you would be banned from getting a four-year degree in the United States, with a student visa limited to two years maximum. The thread has all the countries. https://t.co/MHwS7MyzO0 pic.twitter.com/Qsl3ltJtzi — Aaron Reichlin-Melnick (@ReichlinMelnick) September 24, 2020 Në këto shtete hynë edhe studentët e Kosovës, transmeton Klan Kosova. Pas këtij postimi ka reaguar deputetja Mimoza Kusari-Lila, e cila ka thënë se është lëshuar njoftimi nga Departamenti Amerikan për Siguri Kombëtare se është vendosur kufizim i kohës për të cilën mund të aplikojnë studentët nga Kosova për vizë Amerikane. “Kosova është në mesin e shteteve nga Afrika dhe Azia e cila është vlerësuar se shtetasit e saj e tejkalojnë kohën e qëndrimit të tyre përtej afatit të vizës valide në SHBA. Andaj Administrata e Presidentit Trump që nga viti i kaluar ka filluar përgatitjen e një kufizimi më të ashpër për këto shtete”. “Njoftimi zyrtar u publikua sot, ndërsa duket se ka qenë i përgatitur para 4 Shtatorit, por ja që delegacioni i Kosovës në SHBA “nuk ka pasë mundësi” ta adresojë si duhet se ishin duke e nënshkru Ujmanin dhe mini Schengenin”. “Por nuk lidhje, janë mësuar Kosovarët me apliku dhe ri-apliku për viza, me rëndësi fotot e mira i kemi. Normalizim se jo mahi!”, ka shkruar Kusari-Lila në rrjetin social Facebook. Jo liberalizim siç u tha, por sot u lëshua njoftimi nga Departamenti Amerikan për Siguri kombtare se është vendosur… Publiée par Mimoza Kusari sur Jeudi 24 septembre 2020 Reichlin-Melnick më vonë është sqaruar në një cicërimë tjetër duke thënë se ” Kjo është një nga ato cicërimat që u bë virale papritur, dhe natyrisht pasi e postova e kuptova që aksidentalisht e bëra atë të tingëllojë shumë më keq duke mos cekur mundësinë e zgjatjes së statusit, i cili do të ishte i lejuar edhe pas dy vjetësh. Nuk duhet të kisha thënë ndalim”. This is one of those tweets that went unexpectedly viral, and of course after I posted it I realized I accidentally made it sound much worse by not mentioning the possibility of extensions of status, which would still be allowed after two years. Shouldn't have said ban. https://t.co/NThPOwd3ig — Aaron Reichlin-Melnick (@ReichlinMelnick) September 24, 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë