Pas Llapit në Skenderaj, Istog, Pejë e Lipjan, Osmani dhe Abdixhiku vazhdojnë me ‘Hajde folim’ NULL NULL 23.05.2026 14:09 23.05.2026 14:09 Ish presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se sot do të vazhdohet me diskutime të hapura me qytetarët në platformën ‘hajde folim’ në qytetet e Skenderajt, Istogut, Pejës dhe Lipjanit pas përfundimit të diskutimit me qytetarët e Podujevës. Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se në këto diskutime po flitet për hallet e përditshme të qytetarëve të Kosovës, raporton KlanKosova.tv. “Sapo e perfunduam një HAJDE FOLIM fantastik në Llap, e jemi rrugës për Skenderaj për të vazhduar në Istog, Pejë e pastaj në Lipjan. Diskutime të hapura e gjithnjë ballëhapur para qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani.