Pas kritikave që ia bëri lojtarëve e pronarëve, Conte pritet të largohet nga Tottenham NULL NULL 22.03.2023 07:36 22.03.2023 07:36 Ish-trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp i ka ofruar shërbimet e tij klubit londinez, me Antonio Conte që është gjithmonë më pranë shkarkimit. Vazhdimisht thuhet se Daniel Levy është i përgatitur të shkarkojë Conten gjatë periudhës së ndeshjeve të kombëtareve këtë javë. Italiani ka kritikuar lojtarët e tij, si dhe pronarët e Tottenhamit, pas barazimit 3:3 të ekipit të tij me Southamptonin në fundjavë, raporton “Daily Mail”. Megjithatë, ish-trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp ka deklaruar se ai do të ishte i interesuar për një rikthim në ish-klubin e tij. “Nëse dikush ju pyet, mendoj se do të ishte e vështirë të thosha jo, do të jem i sinqertë. Kur e doni, e keni të vështirë të thoni jo”, tha Redknapp. Ai zbuloi se do të donte të kthehej në një rol përkrah Mason, pasi Redknapp beson se ai mund ta ndihmojë 31-vjeçarin deri në fund të sezonit. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS