Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pas Kosovës, Stoltenberg viziton Serbinë ku do të pritet nga Vuçiq dhe Bërnabiq

NULL NULL
21.11.2023 09:18
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas vizitës që pati në Kosovë të hënën, këtë të martë do të qëndrojë në Serbi.

Ai do të pritet në Beograd nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe më pas edhe kryeministrja Ana Bërnabiq.

Takimi Stoltenberg-Vuçiq do të nisë në 09:30, derisa pastaj do të ketë një konferencë për media, transmeton KlanKosova.tv.

Një ditë më parë, kreu i Aleancës Veri-atlantike në Prishtinë është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.