Pas Kosovës, nis stërvitja “Defender Europe 23” në Shqipëri (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pas Kosovës, nis stërvitja “Defender Europe 23” në Shqipëri (VIDEO)

NULL NULL
22.05.2023 12:11
Defender 23

Në Shqipëri ka nisur stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Evropiane e ShBA-s, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s.

Në ceremoninë hapëse kanë marrë pjesë Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kreu i qeverisë Edi Rama dhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, transmeton Klan Kosova.

Pjesë e kësaj stërvitjeje është edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

“Defender Europe 23” ndodh në Shqipëri një ditë pasi u zhvillua në Kosovë, ku pjesë e saj ishin presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

klankosova.tv