Pas kërkesës e kritikave të Ramës, largohen të gjithë drejtorët e Bashkisë së Vlorës NULL NULL 04.07.2025 08:45 04.07.2025 08:45 Një ditë pas kërkesës dhe kritikave të kryeministrit Edi Rama, në bashkinë e Vlorës kanë dhënë dorëheqjet të gjithë drejtorët e këtij institucioni. Mësohet se procesi i dorëheqjeve ka nisur që dje, pas urdhrit të prerë të kryeministrit Edi Rama dhe vazhdon ende edhe sot. Kryeministri ishte paraditen e djeshme në Bashkinë e Vlorës, i shoqëruar nga ministri për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura. U mësua se Rama udhëroi dje kryebashkiakun Ermal Dredha që të kërkojë dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të tij. Një urdhër që është zbatuar pa mëdyshje, por që duket i pazakontë, për një kryeministër, pavarësisht se kryebashkiaku i përket partisë së tij, raporton Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv. Pakënaqësitë e Ramës ndaj situatës në Vlorë, u shfaqën dukshëm dhe dy javë më parë. Në festën e Partisë Socialiste, ra në sy një komunikim i tensionuar mes tij dhe Dredhës. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, e cila zgjati afro 90 minuta, morën pjesë dhe deputetët në largim dhe ata të zgjedhur më 11 maj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Hamasi thotë se po konsultohet me grupe të tjera palestineze mbi planin e armëpushimit në Gaza 17 minuta më parë