Pas kandidimit për deputete, bashkëshortja e Rexhep Selimit: Do të jem në shërbim të vendit NULL NULL 17.01.2021 19:42 17.01.2021 19:42 Shqipe Mehmeti-Selimi është kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është gruaja e ish deputetit Rexhep Selimi dhe në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë me numrin 10, me të cilin dikur garonte bashkëshorti i saj, transmeton Klan Kosova Mehmeti-Selimi ka bërë deklarimin e parë publik që prej kandidaturës për Kuvend të Kosovës, ku ka thënë se do të jetë në shërbim të vendit si çdo herë tjetër. “Ashtu sikur dikur si luftëtare e Lirisë me bashkëluftëtarë, po ashtu edhe sot me bashkaktivistë në Levizje, sot nesër e kurdoherë do të jem në shërbim të vendit dhe të interesave tona kombetare e shoqërore”, ka shkruar ajo në Facebook. “Le të jemi shembull dhe motiv që të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi ta duan dhe ta ruajnë vendin e tyre duke u angazhuar dhe duke mos e braktisur atë”. “Fitorja dhe suksesi i Lëvizjes sonë është tashmë më shumë sesa shpresë, është një realitet që me 14 shkurt do të jetë edhe festë e fitores së re”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 35 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 1 orë më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 2 orë më parë