Pas gjashtë dite gjendet i vdekur minatori që ishte bllokuar në minierë

Pas gjashtë dite gjendet i vdekur minatori që ishte bllokuar në minierë

NULL NULL
4 weeks më parë

Pas gjashtë ditësh kërkimesh është gjetur i pajetë trupi i minatorit Muharrem Plaku. 61-vjeçari është gjetur pas shumë kërkimesh në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Trupi i pajetë i minatorit është gjetur në hapësirën e galerisë në një distancë rreth 450 metra në thellësi, i zënë poshtë nga materiali i shembur.

Muharrem Plaku u bllokua gjashtë ditë më parë në galeri dhe kërkimet për gjetjen e tij kanë vijuar pa ndërprerje, shkruan TV Klan përcjell Klankosova.tv.