Pas fitores së thellë me Gjeorgjinë vashat e Kosovës barazojnë me Bjellorusinë

Pas fitores së thellë me Gjeorgjinë vashat e Kosovës barazojnë me Bjellorusinë

NULL NULL
3 weeks më parë

Kombëtarja e Kosovës U-17 në konkurrencën e femrave ka barazuar 1:1 në duel me Bjellorusinë, në ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2022.

Kosova  është pjesë e grupit 1 të Ligës B dhe pas dy ndeshjeve ka katër pikë, duke e kryesuar renditjen e këtij grupi e ndjekur nga Bjellorusia po ashtu me katër pikë, derisa Luksemburgu ka tre pikë.

Të parat në epërsi kaluan futbollistet bjelloruse, me golin e shënuar nga Siniauskaya në minutën e 8-të, derisa një pikë të rëndësishme për “Dardanet” e reja e siguroi Aurora Racaj, në minutën e 71-të.

Në ndeshjen e parë Kosova fitoi ndaj Gjeorgjisë me rezultat 13:0.

Ndeshjen e fundit Kosova e zhvillon më 30 shtator kundër Luksemburgut.