Pas fitores ndaj Bologna, theret me thikë një tifoz i Milan NULL NULL 09.12.2019 08:55 09.12.2019 08:55 Pas përfundimit të ndeshjes ndaj Bologna, të cilën Milan e fitoi me rezultat 2-3, një tifoz është therur me thikë, si pasojë e një konflikti mes vet tifozëve të rosonerëve Një tifoz i Milan ka mbetur i plagosur rëndë pas therjes me thikë, në fitoren e rosonerëve 3-2 ndaj Bologna, raportojnë mediat italiane Sipas Sky Italia, tifozi është therur në zonën e barkut në një nga daljet për tifozët mysafirë, në Stadio Dall’Ara, pas përfundimit të ndeshjes. Bazuar në raportet fillestare, therja me thikë është pasojë e një konflikti që ka shpërthyer mes vet tifozëve të Milan. Tifozi është transportuar në gjendje të rëndë, për në spitalin Maggiore në Bologna, ndërsa policia është duke vazhduar hetimet për rastin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 20 orë më parë