Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pas dy javësh pushim, Superliga rikthehet me derbin e fundjavës

NULL NULL
23.11.2024 09:23
Prishtina-Ballkani, arkiv. Foto: FC Prishtina

AlbiMall Superliga e Kosovës në futboll po rikthehet pas dy javësh pushim për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare.

Xhiroja e 14-të e kampionatit do të nisë me ndeshjet mes Malishevës e Dukagjinit dhe Feronikelit 74 e Gjilanit, të cilat luhen nga ora 13:00 dhe transmetohen në platformën sportive numër një në vend, Artmotion, në Sport1 dhe Sport2.

Por, vëmendja do të jetë të dielën, kur në kryeqytet do të përballen Prishtina me Ballkanin.

Për dallim nga ndeshjet tjera të Superligës që zhvillohen nga ora 13:00, derbi i kësaj xhiroje do të luhet nga ora 17:00 në “Fadil Vokrri”.

Aktualisht, kampioni aktual renditet në vendin e dytë me 25 pikë, 3 larg liderit Dritës.

E Prishtina është e katërta, me katër pikë më pak se Ballkani.

Kjo ndeshje transmetohet direkt në Sport2.

E diela sjell edhe ndeshjen tjetër, atë mes Suharekës dhe Ferizajt, e cila luhet nga ora 13:00 dhe transmetohet direkt në Sport1. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.