Pas dorëheqjeve – presidenti francez emëron dy ministra të rinj NULL NULL 04/09/2018 04/09/2018 Pas dorëheqjeve të papritura të ministrave të mjedisit dhe sportit, Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka zgjedhur një aleat politik dhe një ish-kampion botëror për të shërbyer si ministra në qeverinë e tij. Pallati presidencial “Elysee” ka njoftuar nëpërmjet një deklaratë të shkurtër për një mini-riorganizim të mundshëm, shkruan Foxnews, transmeton Klan Kosova. Kryetari i Asamblesë Kombëtare, Francois de Rugy, ka marrë përsipër postin e ministrit të mjedisit duke i zënë vendin Nicolas Hulot-it i cili ka dhënë dorëheqje duke u ankuar se nuk po punohet mjaftueshëm kundër shkatërrimit të mjedisit. Ndërsa kampionia, Roxana Maracineanu, e cila ka fituar medaljen olimpike prej argjendi gjatë vitit 1998 dhe 2000, do ta marrë përsipër postin e ministres së sportit duke i zënë vendin Laura Flessel-it e cila dha dorëheqje papritur për arsye personale dhe e cila po ashtu kishte fituar medalje të dyfishtë të artë në lojërat olimpike. klankosova.tv
Kosova Osmani për situatën në veri: Serbia është ajo që po përdor retorikë luftënxitëse në raport me Kosovën 4 minuta më parë
Kosova Begaj: Liberalizimi i vizave për kosovarët është një premtim i vonuar dhe një e drejtë që duhet ta gëzojnë 19 minuta më parë