Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pas akuzave të Martyt, Osmani kërkon nga Zvicra informata zyrtare

NULL NULL
13.04.2022 18:21

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, menjëherë pas deklarimeve të ish-senatorit Dick Marty se është kërcënuar me vrasje nga shërbimet inteligjente serbe, në mënyrë që faji t’u lihet shqiptarëve, ka kërkuar informata zyrtare nga autoritetet zvicerane.

“Sapo është bërë publik lajmi për ish-senatorin Dick Marty, presidentja Osmani ka kontaktuar me institucionet e sigurisë dhe ka kërkuar nga to që menjëherë të sigurojnë informacion zyrtar nga autoritetet zvicerane për planin e agjencive serbe të inteligjencës për ta eliminuar ish-senatorin zviceran Dick Marty, në mënyrë që pastaj t’ua lënë fajin personave nga Kosova”, ka thënë për Klankosova.tv Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes.

Ndërsa, si shkak i ndjeshmërisë së rastit, është bërë e ditur se Osmani do të mund të deklarohet sërish pas pranimit të informatave zyrtare nga shteti zviceran.

Televizioni publik zviceran ka raportuar se ish-raportuesi në Këshillin e Evropës, Dick Marty, është duke u mbrojtur që 16 muaj nga policia zvicerane, pas kërcënimeve për vrasje nga elementë radikalë të shërbimit inteligjent serb.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.