Pas agresionit në Banjskë, kërkohet normalizimi ekonomik (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 04.10.2023 20:33 nga Flamur Gajtani 04.10.2023 20:33 Më 24 shtator, Kosova dha testin e sigurisë kur detyroi largimin e terroristëve nga Bansjka. E tash po kërkohet që pas qetësimit të situatës në veri, të punohet në normalizimin ekonomik i cili u cenua pas tensioneve dhe që mund të ketë efekt negativ për vendin, përfshirë investimet e huaja e ata potencialë. Grupet e interesit për Haki Shatrin, ish-ministër i Financave, analizojnë shumë faktorë para futjes së tyre në një treg. Risku rritet meqë edhe pas një jave pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak vazhdojnë të mbesin të mbyllura. Në këso situate, ekonomistët vlerësojnë se qeveria duhet të punojë ngushtë me partnerët e huaj për të përmirësuar pozitën e Kosovës në tregun ndërkombëtar.