Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pas 48 orësh kërkimesh, gjendet trupi i kapitenit Arben Anamali

NULL NULL
10.07.2025 08:38

Pas thuajse 48 orësh kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i kapitenit të anijes turistike, Arben Anamali.

Trupi u zbuluar gjatë ditës së tretë të operacionit të kërkimit, i cili nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit të ditës së sotme.

Operacioni u zhvillua me angazhimin e forcave të kërkim-shpëtimit dhe banorëve lokalë, të cilët kërkuan në zonën ku dyshohej se kapiteni kishte rënë.

Deri në momentin e gjetjes, autoritetet kishin bërë përpjekje intensive për të lokalizuar vendndodhjen e tij, raporton Euronewsal, transmeton Klankosova.tv.

Fatkeqësisht, trup i kapitenit u gjet pa shenja jete, duke vënë kështu në përfundim një prej operacioneve më të gjata të kërkimit në këtë zonë.

Hetimet për rrethanat e ngjarjes janë duke vijuar nga autoritetet kompetente.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.