Lajmet e fundit

Gati tri dekada pas vrasjes, intelektualit Adem Beqiri nga Mitrovica iu bë një vend ku do të pushojë përjetësisht.
Arkivoli i tij, i mbuluar me flamurin kombëtar dhe i bartur nga ushtarët e lirisë, u dërgua në varrezat e Pantinës së Vushtrrisë, pasditen e kësaj të shtune, raporton Klan Kosova.
Krahas emrit, varri i Beqirit u mbulua edhe me kurora lulesh.
Paraprakisht, për të ndjerin, eshtrat e të cilit u identifikuan ditë më parë nga gërmimet që u kryen në Zubin Potok, u mbajt edhe një akademi përkujtimore.
Familjarët tashmë thonë se ndihen të lehtësuar.
Nga laboratori në Hagë, veç Beqirit, janë identifikuar edhe Idriz Rrecaj e Salih Mëziu, derisa për 20 mostrat e tjera, sipas Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, priten lajmet në javët në vijim.
Detajet e plota në kronikën e bashkangjitur: