12:30, 27 Korrik 2019

Ish-modelja Elizabeth Hoad kërkon të martohet me qenin e saj 6 vjeçar, kjo pasi dështoi në lidhjet e saj me 220 burra. 49-vjeçarja thotë se askush nuk mund ta bëjë më të lumtur se qeni i saj besnik, Logan.

Hoad shreson të bindë kishën katolike që të kryejë këtë martesë. Ajo do të lidhë martesë para 20 të ftuarve ku do të vendosë unazë ndërsa qeni i saj do t’i vendosë një kapelë në mënyrë simbolike.

‘Mendova se do të ishte një ide e mirë të martohesha me Loganin. Ai kurrë nuk më ka braktisur dhe ne e duam njëri-tjetrin. Kjo është mënyra ime për të thënë se do të jemi bashkë përgjithmonë”– është shprehur modelja.



Konkurs Pune

Lexo më shumë