Pas 20 vitesh, ulet avioni i parë në Kuçovë NULL NULL 16.11.2019 10:05 16.11.2019 10:05 Ministrja Olta Xhaçka, nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka bërë me dije është ulur në bazën ushtarake të Kuçovës avion i tipit “MC-130J Commando II”. Kjo është hera e parë prej 20 vitesh që një avion i përmasave të tilla bën ulje në bazën e Kuçovës. “Forcat Speciale shqiptare treguan se janë të afta për të marrë pjesë në operacione speciale bashkë me kolegët e tyre amerikanë. Për më shumë se 1 javë, dy avionë “MC-130J Commando II” të Krahut të Operacioneve Speciale ajrore amerikane fluturuan në hapësirën ajrore shqiptare dhe përdorën bazat e Rinasit dhe Kuçovës, duke shënuar te kjo e fundit, uljen e parë në 20 vite të avionëve me të tilla përmasa. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova dhe Vatikani duhet ta njohin njëri-tjetrin, thotë Konjufca në takim me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë 4 minuta më parë
Kosova Si do t'i përgjigjej Sevdai Radogoshi, një oferte të një skenari serb? (VIDEO) 8 minuta më parë