17:01, 25 Janar 2020

Një grua është shpëtuar nga rrënojat 19 orë pas shembjes së ndërtesës nga tërmeti në lagjen “Mustafa Pasha” në qytetin Elazıg të Turqisë

Ndërkohë vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit nën rrënojat e ndërtesave në lagjet “Sursuru” dhe “Mustafa Pasha” të cilat u shembën gjatë tërmetit me magnitudë 6.8 ballë me epiqendër rajonin Sivrice në Elazıg, shkruan Anadolu Agency, transmeton Klan Kosova.

Nga operacionet e kërkim-shpëtimit që zhvillohen në rajon nga ekipet, kryesisht të Agjencisë turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) dhe njësive shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë (UMKE), u shpëtua pas 19 orësh një grua nga rrënojat në një ndërtesë të shembur në lagjen “Mustafa Pasha”.

Gruaja e shpëtuar nga rrënojat u dërgua në spital nga ekipet e shërbimit emergjent 112.

Punimet e kërkim-shpëtimit nën rrënojat e ndërtesës së shembur nga tërmeti janë duke vazhduar.

Kujtojmë se nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë që goditi mbrëmë pjesën lindore të Turqisë humbën jetën 22 persona ndërsa mbi 1.000 të tjerë janë plagosur.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë