17:03, 6 Mars 2020

Për herë të parë pas 13 vjetësh, grupi britanik i muzikës rock ”Genesis”,  po ribashkohet.

Ata kanë planifikuar kthimin e tyre me turneun ”The Last Domino”, i cili këtë vit do të zhvillohet në tetë qytete britanike, njofton Klan Kosova.

Kryesuar nga këngëtari Phil Collins, ”Genesis” pritet të hapë turneun në Dublin, para se të vazhdojë më pas me koncertet në Londër, Manchester, Glasgoë dhe qytetet e tjera në nëntor dhe dhjetor.

Ndonëse Tony Banks dhe kitaristi Mike Rutherford do marrin pjesë në turne, anëtari themelues Peter Gabriel, i cili u largua nga grupi në 1975 dhe ish-kitaristi, Steve Hackett, nuk do të jenë të pranishëm në këtë ribashkim.

Treshja thanë se Collins nuk është më mjaftueshëm i aftë për të performuar në bateri.

”Ai do të zëvendësohet nga djali i tij 18 vjeçar Nicholas”, zbuluan ata.

Grupi muzikor e nisi karrierën në vitet 1970.

Disa nga këngët më të njohura të ”Genisis” janë ”Land of Confusion” (Toka e Pështjellimit), ”I can’t dance” (Nuk mund të kërcej) dhe ”Invisible Touch” (Një prekje e padukshme).

Konkurs Pune

Lexo më shumë