Pas 102 ditëve pa koronavirus, Zelanda e Re shënon katër raste

Pas 102 ditëve pa koronavirus, Zelanda e Re shënon katër raste

1 muaj më parë

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern tha të martën se autoritetet kanë gjetur katër raste të koronavirusit në një familje të Auckland nga një burim i panjohur.

Rastet e para të raportuara pas 102 ditësh pa asnjë rast të konfirmuar në këtë shtet, që u raportua si një ndër më të suksesshmit në menaxhimin e pandemisë, njofton Klan Kosova.

Ardern tha që njerëzve do t’u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa bare dhe shumë biznese të tjera do të mbyllen në Auckland, qyteti më i madh i vendit.

“Këto tre ditë do të na japin kohë për të vlerësuar situatën, për të mbledhur informacion, sigurohuni që kemi gjurmim të gjerë të kontakteve, në mënyrë që të mund të mësojmë më shumë rreth asaj se si u erdhi deri këtu dhe të marrim vendime se si t’i përgjigjemi kësaj pasi të kemi informacione të duhura”.

Ajo tha se udhëtimi në Auckland do të ndalohet nëse njerëzit nuk janë banorë të atjeshëm.